text[s]contactabout
rruga e paras nga diaspora            
// der weg des geldes aus der diaspora
november 2023  


e pyesja veten nëse duhej t‘i dërgoja para familjes sime në kosovë, siç bëri babai im
——— dhe ende vazhdon.

në vitet të 80-ta diaspora shqiptare tashmë ishte e madhe. shpesh ishin burra - të rinj e të vjetër - që punuan me kilometra larg shtëpive të tyre. çdo dit – për disa muaj, për disa vite. pa pushim. ndonjëherë nuk ktheheshin më. presioni për të mbajtur familjen ishte shumë i madh. mbështetja zakonisht nënkuptone fluksin e parave.

kjo eksperiencë nuk është një eksperiencë ekskluzivisht shqiptare. të tilla histori të punëtorve sezone dinë edhe grupe të tjera nga ballkani apo edhe nga vende të tjera në botën tonë.

kjo do të thotë se fluksi i parave ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës shqiptare.

në fillim të viteve të 90-ta, klima politike në kosovë u karakterizua me marrjen e të gjitha institucioneve nga pushteti serb. ky represion ka ndodhur në nivele të ndryshme. krahinës së kosovës sërish iu mohuan të gjitha të drejtat. si rezultat, në kosovë u krijua një sistem paralel. ky sistem përfshinte mësimdhënien, kujdesin shëndetësor, organizimin politik të shqiptarëve – thuaj gjithë jetën e përditshme. në të njëjtën kohë, fokusi ishte te diaspora: megjithëse një pjesë e parave shkonte drejtpërdrejt për individët privatë, tani kishte thirrje sistematike për donacione. të ashtuquajturat 3%.

secili punëtor jepte 3% të pagës së tij. këto fonde rrodhën drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemit paralel. ndërgjegjja kolektive e bëri këtë detyrim. detyrë, që u bë realitet për shkak të largësisë nga kosova. dhe ata ishin të suksesshëm. shoqëria u organizua nga lindja në perëndim dhe kështu iu kundërvu pushtetit serb. por gjithmonë të fshehur.

zeniti i këtyre donacioneve komunale u arrit gjatë luftës. tani edhe kontributet individuale ishin shumë më të larta. diaspora mbështet në radhë të parë, por jo vetëm, me burimet e saj financiare. burimet njerëzore ishin gjithashtu të kërkuara dhe u sollën në atdhe. rezistenca përmes parave ishte urdhri i ditës në fund të mijëvjeçarit.

edhe tani diaspora është përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të fluksit të parave në kosovë. kjo nuk është vetëm një vazhdimësi të strukturave të vjetra tradicionale, por sjell me vete një hierarki të qenësishme, madje problematike.

e pyesja veten nëse duhej t‘i dërgoja para familjes sime në kosovë, siç bëri babai im. ndërkohë, shumë prej tyre kanë emigruar në periudha të ndryshme jashtë vendit.
edhe ata - ngjashëm me gjeneratat para tyre - dërgojnë paratë e tyre në shtëpi.

por ende pyes veten:
nëse duhej t‘i dërgoja para familjes sime në kosovë, siç bëri babai im
——— dhe ende vazhdon.


//

ich fragte mich, ob ich meiner familie in kosova geld schicken müsste, wie es mein vater tat ——— und es immer noch tut.

in den 80er jahren war die albanische diaspora bereits gross. oft waren es männer – junge und alte –, die meilenweit von ihrem zuhause entfernt arbeiteten. jeden tag - mehrere monate lang, mehrere jahre lang. ohne urlaub. manchmal kamen sie nie zurück. der druck, die familie zu ernähren, war zu groß. unterstützung bedeutete stets geldfluss.

dies ist keine ausschliesslich albanische erfahrung. andere gruppen vom balkan oder auch aus anderen ländern der welt kennen solche geschichten von saisonarbeitern.

das bedeutet aber, dass der geldfluss schon immer teil der albanischen struktur war.

zu beginn der 90er jahre war das politische klima in kosova durch die übernahme aller institutionen durch die serbische regierung gekennzeichnet. diese unterdrückung geschah auf verschiedensten ebenen. der kosovarischen provinz wurden erneut jegliche rechte verweigert. infolgedessen wurde in kosova ein parallelsystem geschaffen. dieses system umfasste die bildung, die gesundheitsvorsorge, die politische organisation der albaner:innen
– sprich: das gesamte tägliche leben.

gleichzeitig rückte die diaspora in den fokus: obwohl ein teil des geldes (wie üblich) direkt an privatpersonen ging, kam es nun zu systematischen spendenaufrufen. dem sogenannten 3 %.

jeder arbeiter gab 3 % seines gehalts ab. diese mittel flossen direkt in die aufrechterhaltung des albanischen parallelsystems. das kollektive gewissen machte diese abgabe zwingend erforderlich. eine pflicht, die aufgrund der entfernung zu kosova realität wurde. und sie waren erfolgreich. die breite gesellschaft organisierte sich von ost nach west organisiert und stellte sich somit gegen das serbische regime. aber stets im verborgenen.

der höhepunkt dieser gemeinschaftlichen spenden wurde während des krieges erreicht. jetzt waren sogar die einzelne spenden viel höher. die diaspora unterstützt vor allem, aber nicht nur, mit ihren finanziellen mitteln. auch menschliche ressourcen waren gefragt und wurden auch in die heimat gebracht. der widerstand durch gelder war zum ende des jahrtausends an der tages-ordnung.

und immer noch ist die diaspora für einen erheblichen teil des geldflusses nach kosova verant-wortlich. dies ist nicht nur eine fortsetzung alter traditioneller strukturen, sondern bringt auch eine inhärente, ja gar problematische, hierarchie mit sich.

ich fragte mich, ob ich meiner familie in kosova geld schicken müsste, wie es mein vater tat. mittlerweile sind viele von ihnen zu verschiedenen zeitpunkten ins ausland ausgewandert. auch sie schicken – wie die generationen vor ihnen – ihr geld nach hause.

aber ich frage mich immer noch: ob ich meiner familie in kosova geld schicken müsste, wie es mein vater tat ——— und es immer noch tut.