text[s]contactabout
pjerrëtas
january 2021 here to the .pdf version
Në këtë moment unë shoh vetëm zi. Nganjëherë ka disa pjesë me ngyrë, njolla lëvizëse të dritës, forma gjeometrike, shkëlqime të bardha, që i kundërshtojnë humnerës. Këto gjëra janë pjesë të një systemi kaleidoskop – që dua ti përshkruaj si fantazma ose pseudo-halucinacione. Por duhet të them që këto grimca janë prezente në pjesën e brendshme të syrit tim. Deri para disa sekondave e vetmja gjë që kisha parë, ishte një dritë neoni. Pjesa përbërëse e dritës ishte multikolor, mirëpo kombinimin e këtyre elementeve unë e ndieja si një bardhësi artificiale të fuqishme. Reagimi i trupit apo i syve ishte një reakcion i mbrojtjes. Sytë mu mbyllën – është e vetmja gjë, që munda të bëj.
Pozicioni i im në dhomë është partikular. Ambienti është mbizotërues steril dhe i konstruktuar në nuanca të lehta. Në të kundërtën, unë jam i veshur i tëri në zi. Përveç këpucave të bardha, pantollonat dhe këmisha kanë ngjyrë të mbyllur. Idiosynkriteti i personit tim është i dramatizuar: unë jam i shtrirë në një divan futuristik – njëkohësisht i parehatshëm. Përse? Jam në një pozicion që nuk është i natyrshëm. Asnjë njeri nuk mund të qëndrojë në një gjendje të tillë pa mjete ndihmëse. E vetmja gjë, që mundet ti afrohet kësaj gjendje është qëndrimi në duar. Koka ime gjendet disa centimetra mbi tokë. Keshtuqë këmbët i mbaj sipër – është koxha vështirë të gjykoj nëse janë duke levituar ose të fiksuara në fundin e pseudo-divanit, i cili është me një lloj litari, rripi ose ndonjë kombinim i penjëve. Sa më gjatë aq më vështirë, më zor. Presioni në kokën time është duke u ngritur, është gjaku që nuk qarkullon siq duhet, sepse trupi i njeriut nuk është i ndërtuar të funksionojë në mënyrë të tillë. Ende është në rregull, ende mund ta duroj shtypjen. Është një shtypje në nivel trupor: shtypje në ekstremitetet e mia dhe shtypje në trurin tim. Vërtet, më duket që dalëngadalë, sa më shumë që unë mendohem se çfarë forcash janë duke ndikuar në organizmin tim, ato sa vijnë e bëhen më të mprehta dhe më të fuqishme.
Tani i hapë sytë, në një mocion të ngadalshëm. Dua ta di, së çfarë është duke ndodhur? Kush, çka, është arsyeja apo shkaku për status quo-në tim; për emocionet, që po i ndjej? Gjithsesi, një lloj frike është prezente. Me sy të mbyllur jam unë ai, që është nën kontrollë. Është qesharake sepse nuk mund të lëvizë. Nga asnjë perspektivë nuk gjindem në pozicion dominant, në pozicion kontrollues. Drita e bardhë, ajo e fundit që e kisha parë, nisë rrugën drejtë retinës time. Humnera ja lejon dritës të hyjë – nuk di a është aq harmonike si e kam përshkruar këtu, apo është një proces shumë më brutal. Prapë, e para gjë është drita, është bardhësia omniprezente – deri në këtë moment nuk ishte bardhësia që dominonte. Nuk më bën të ndihem ngrohtë. Fare? Ky kualitet, që ne e lidhim me dritën, atëherë ishte i shkëputur. Nuk është diçka që më jepë siguri, që më nxjerr prej kësaj gjendje mentale. Më duhet ndihmë, të më nxjerrë nga këto mendime që vijnë si rezultat i fobisë, frikës, rrezikut dhe pasigurisë. Ah drita, ajo, fajtorja që më futi në errësirë tani prapë më dëshpëroi. Ky trend vazhdon. Sa më shumë që ambienti rreth meje kthjellohet, bëhet edhe më e qartë – në të njëjtën kohë situata në përgjithësi dhe përshtypjet që i përjetoj janë dërrmuese. Një ndjenjë klaustrofobe është duke u përhapur në trupin tim. Të gjitha rrethimet avancojnë tek unë. Ç’është reale, ç’është surreale dhe e imagjinuar – apo të gjitha janë produkt I mendjes sime?
Bardhësia e dritës vazhdon edhe në pjesët tjera të dhomës. Pllakat në tokë, të cilat i shoh vetëm kur e kthej kokën anash – edhe atëherë vetëm me bishtë të syrit. Mu në këtë moment, dy silueta të errëta më afrohen. Të dyja nga njëra anë e kokës sime; qëndrojnë një moment afër krahëve të mi. Janë duke bërë shamatë e zhurmë në një frekuencë të huaj, që nuk e kuptoj . Paverësisht sa koncentrohem vetëm një lloj ndotjë akustike e degjoj. Këto zëra të panjohur i shoqëron një gjë tjetër: një këmbim metalik. Besoj që është ky zë, I cili prodhohet kur ato navigojnë. Jam i sigurtë, që nuk është një singularitet, një agjent i vetshëm, por vjen së paku dyanësh. Prap më i konfusuar qëndrojë në pozicionin tim – sinqerishtë nuk di se si të agoj në këtë situacion.
Por, nuk më mbetet gjatë, se menjëherë pas kësaj, nga të dy anët e ndjejë prezencën e tyre. Në një pikë te shpatullave të mia fokusohet një presion - nuk është i forte as i lehtë, nuk është as i ftohte as i ngrohte. Të dy pikat janë të prekura në të njetën formë. Dhe në të njejtën kohë e shkëputin presionin nga krahet, dhe vazhdojnë poshtë duarve. E kuptoj sikur një prekje me gishta por nuk mundem ta përcaktoj me siguri. Dhe tani largohen pikat prekëse. Por ato lën gjurmë prapa. Dhe prap është një farë peshe që unë e ndjej - ashtu sikur pesha e llakut të sapoterur në thonjë- e gjithpanishme, e rëndë, jo komode. Çdo centimeter e kësaj vije që gishtat e kanë prekur tashë ndryshon prej lëkurës që këto duar ende nuk e kanë prekur. Dua të kam mundësinë të luaj kokën edhe të shikoj mos është diçka edhe visuale, ndoshta më ndihmonë te kategorizoja se çfarë është duke ndodhur këtu. Ngadal e ngres kokën. As dy centimetra nuk kisha lëvizur dhe me nje fuqi koka më kthehet prapë poshtë. Ne mbrendësinë time një kaos i emocioneve paraqitet. Çka po ndodhë? Çka po ndodhë? Pse unë? Gjithëkushë tjetër ne botë - dua të dal nga kjo situatë, do të beja gjithçka që duhet. Si është e mundur që një forcë e tillë të më ketë në kontrollë. Dua të qaj, dua të bërtas, dua të resistoj. E vetjma gjë që mund të beje është një frymëmarrje dëshpërimi. A është ky fundi?
Prap po më behët zi, por kësaj radhe nuk ështe për shkakë të dritës, e cila ështe ende duke më qorruar, por nga e majta dhe nga e djatha dy hije po më afrohen dhe po zmadhohen. Mendohem ti shoh në detai, mirëpo prap pozicioni im nuk më lejon. Të dy hijet qëndrojnë në nivel horizontal drejt veshëve të mi. E ndjej prezencen e tyre – jo më shumë. Hija e djathë merrë një hapë përpara. Ështe hera e parë, që shoh diqka. Eshtë një figurë e jashtëzakonshme – sytë e saj nuk janë në proporcione – janë shumë më të mëdhenjë së sa koka e saj. Më duket si lloj syze, të cilat ndihmojnë të shtremojnë paraqitjen e saj. Por nuk shoh shumë përveq syve. Është në akordancë me associacionin tim të hijes: dy orba të zeza më shikojnë. Nuk mundem të identifikoj asnjë bebëzë të syrit. Aq fortë dhe intenzive është ngjyra e zezë sa që refklektimin tim e shoh. Rajoni ku koka ime ishte shtypur poshtë, kur une doja të inspektoj duart e mija më duket tjeter -më duket sikur të ishte një njollë. Dallonte pakë prej fytyrës sime ashtu si e kam pasur në mendë. Së më shumë kohë që kalon, aq më shumë jam duke e shikuar vetën, duke dashur të shoh, së çfarë ndikimi kam deri tani. Më duhet një forcë, një vendosmëri për të u ndarë nga reflektimi im në orba të asaj figure përballë. Kam sukses. Shikimi im e rrethon paraqitjen e figurës. Unë vetëm sytë e saj i shoh. Vetem sytë janë të hapur, fytyra dhe gjithë trupi i saj janë të mbeshtjellur.
Prapë një kollazh e ngjyrave – humnera duke rikthyer sa më shpejtë. Në këtë moment unë shoh vetëm zi.
[...]