text[s]contactabout
correspondence(s) w/ driton selmani
i dashur driton,
me plot qef po ta dërgoj këtë letër mbas debatin rreth dinamikës ndërmjet diasporës dhe atdheut/mëmëdhesë, por ne këtë korrespondencë dua të marr në fokus edhe elementet e dhunës në këtë relacion – nga konteksti i luftës dhe pas-luftës, që e ka ndiku krejt popullatën shqiptare, kudo qe janë. what interests me as well is the persepctive of my generation and its lived & imagined relation with “home” më duket se gjenerata e dytë është duke e kerkuar një
lidhje shumë më të fortë, sidomos në krahasim me gjeneratën e parë, që duket somewhat set(tled) in the diasporic contexts. por këtu dua të të pyes – the diasporic gaze në prishtinë, tiranë – how do you experience it? shpesh më duket (edhe tek vetvetja), që një tension fundamental është at work. me një anë kemi një shikim tepër romantizuesë: gjithçka është "beautiful", "raw", "untouched", por në të njëjtën kohë jemi shumë kritikuese: "ky nuk bon", "ky nuk funksionon", "pse ka gjithçka mbeturina?” – and so on.
it seems to me that it comes from a good place, but this is an exemplary case of a privileged, western-european gaze... how do you reckon this difference and positionality shapes the relation? there is also different other arenas, where a tension is felt: political influence, housing, seasonal “overtaking”. po në të njëjtën kohë dua të të them, që në biseda me jo-shqiptarë një lloj defensive/protective mechanism aktivizohet even when we ourselves
are part of a western-European gaze. the stories, the images that we bring forth are such that subvert any of these pre-conceived notions of the "balkanized" / the "Other". athere ai momenti i “as anej, as knej” really comes to fruition.
më këtë kohë, që po qëndroj më shumë në vendet shqip – dhe provoj që përtej lidhjeve familjare të krijoj një rrjet apo rreth me njerëz të ndryshëm, edhe dinamika ndërmjet diasporës dhe atdheut/mëmëdhesë ndryshon. në një hap në këtë drejtim sigurisht ka qenë edhe liberalizimi i vizave – takimet, debatet janë duke ndryshuar; dhe this më pëlqen.
me plot dashni,
artani
I nderuari Artan,
Të faleminderit shumë për mundësinë me shkru me dorë mas kaq shumë kohe.
– Tu i lexu pyetjet e tua po munohna me pa edhe nji pjesë që për neve knej, nuk doket si për juve anej. Edhe po mundohem me dekodu [unleserlich] pezullinë që e shkakton këtë distopi.
– Nëse më vet’ mu a si e ka ndiku edhe formu lufta edhe paslufta marrëdhanien mes diasporës edhe mëmëdheut, mu më doket që paradoksi ma i madh i fatkeqësisë tonë asht lufta. Sepse ajo e ka nda jetën ton’ n’dy pjesë: para edhe mbas saj. E bashkë me jetën edhe mënyrën se si e përceptojmë dhe e kapërbijmë gjithçka çka ka ardhë mbas. Kur foli për luftën, m’kujtohen fjalët e Pajtim Statovci, i cili në nji intervistë thotë: “THE WAR IN KOSOVO IS INVISIBLE. EVEN WHEN IT ENDS, IT REMAINS THERE FOR GENERATIONS”.
– Menoj që kjo e përshkru saktë marrëdhanien ndërmjet diasporës edhe atdheut. Lufta nuk përfundoj me armëpushimin, ajo vazhdoj me jetu në mënyra të ndryshme për secilin. Disa e përjetun përmes largimit, të tjerët përmes qëndrimit.
N’këtë mënyrë u grumbullun kujtime të ndryshme për të njejtën ngjarje. Për mu, dallimi mes diasporës edhe atyne që mbetën nuk asht se njana palë e njeh ma mirë vendin se tjetra, po se secila bart nji version tjetër të së njejtës humbje. Pikërisht aty lind edhe tensioni. Jo pse jemi nda prej gjeografisë, po pse jemi formu prej përvojave të ndryshme të po të njejtës histori. Nji lloj parallakse, ku i njejti realitet nuk ndryshon: ndryshon veç vendi prej kah e shohim.
Tu u ndërlidhë me pyetjen tande të dytë, nuk e di a jam kompetent me ju përgjigj kësaj pyetje, po kam përshtypjen që lidhja e gjeneratës së dytë me vendin e prejardhjes asht krejt tjetër. Ndoshta pse nuk asht ndërtu mbi të njejtën domosdoshmëri. Gjenerata e parë, në shumicën e rasteve, nuk e ka lëshu vendin prej dëshirës – po prej nevojës. Largimi ka qenë nji akt mbijetese. Për gjeneratën e dytë, kthimi nuk asht ma obligim moral, po nji mundësi. Ata (Ju) nuk po ktheheni me ri-gjet’ nji vend që e kanë humbë, po me zbulu nji vend që kurrë nuk e kanë njoft plot’sisht. Në nji mënyrë, nuk po e kërkojnë shpin’ e prindërve të tyne, po nji shtëpi të veten (juajen).
Koha e ka ndryshu natyrën e kësaj lidhjeje. Ajo nuk ndërtohet ma mbi mungesën, po mbi kureshtjen. Edhe ndoshta pikërisht aty lind nji afërsi tjetër.
– Koha jep mundësi, mundësia krijon lidhje, e disa lidhje arrijnë me e kapërcy edhe vet kohën.
– Tu vazhdu te pyetja jote mbi Diasporic Gaze, për mu diasporic gaze asht nji hibrid mes romanticizmit, që vjen si pasojë e mallit (mërzisë) edhe kritikës, që rrjedh prej krahasimit. Nuk i shoh si dy forca që e përjashtojnë njana-tjetrën. Përkundrazi, m’pëlqen me e pa këtë si nji “French Kiss” nën petkun e kontradiktës.
4. Besoj se kjo ndodhë se kur ki mërzi (yearning) nuk e sheh kurr’ nji vend qysh asht përnime, po ashtu qysh e man men’. A nëse e [unleserlich] krahason, atëherë kurr nuk e sheh qysh asht, po qysh menon qi duhet me qenë. N’këto dy mënyra t’shikimit ndodhë takimi. E veni bahet njikohësisht ma i bukur edhe ma i papërsosur. Ndoshta kontradikta nuk asht te veni, po te mënyra qysh i shohim senet përreth.
Te pyetja mbi privilegjin edhe pozicionalitetin:
Nuk besoj që ka shikim neutral. Gjithmonë e shohim venin prej nji pike. Tu menu për këto dy koncepte edhe qashtje që lidhen shumë ma shumë me pasojat se sa me atë se për çka qëndrojnë, më kujtohet poezia e poetit irakian Abdulkareem Kasid, të cilën John Berger e citon në: Confabulations:
In my hands
From past and future
I’ll grab two stones
And run with them.
Even in the lightest breeze I’ll fly,
Summon a wind, to come
And wipe out every trace
And I’ll sit like an orphan
By the roadside, mourning
My two stones.
Për mu ato dy gurë janë dy botë që nuk bashkohen kurr’ plotësisht. Njani asht veni që e ke lan’, tjetri veni ku jeton. Pozicionaliteti lind pikërisht prej përpjekjes me i bajt dyt’ njikohësisht. Privilegji, n’t’njajtën koh’, nuk asht me i pas dy gurë n’t’njajtën dor’. Privilegji fillon n’momentin kur njanin gur e man veç si kujtim e jo si pesh’.
Te puna e ‘arenave e tensionit’:
N’përceptimin tem, tensioni nuk shfaqet aq te politika, banimi apo pushimet verore. Ai aty bahet veç ma i dukshëm. Tensioni i vërtetë lind n’momentin kur secila palë menon qi ka ma shumë “t’drejtë” me fol n’emën t’venit. Njana, pse nuk e ka lanë kurr at’ ven. Tjetra se nuk ka mrri me harru kurr’.
Menoj qi asnjana as tjetra nuk e ka monopolin mbi atë që quhet përkatësi (A s’asht kjo mrekulli?)
Mekanizmi mbrojtës:
Besoj qi ky mekanizëm mbrojtës nuk asht i lidhun veç me migrimin. Ai vjen prej nji historie shumë ma t’gjatë të MOSREPREZENTIMIT. Kronologjikisht na (shqyptarët) jemi kanë ma shumë objekt i historisë sesa subjekt i saj. Na kemi qenë t’përshkrum prej tjerve, ma shumë sesa kemi pas mundësi me e përshkru veten. Menoj qi kjo flet për fuqinë që dikush e ka me ta formu mënyrën se si të tjerët na shohin, e me kalimin e kohës, edhe ti/na me e pa veten. Ndoshta edhe për po këtë arsye, kur kritika vjen prej dikujt tjetër, instinktivisht kalojmë n’mbrojtje. Jo pse besojmë që veni asht pa t’meta, po pse shpesh ndjejmë që ai po gjykohet para se me u kuptu.
As anej as knej:
Sa herë provoj me kuptu, m’vyn me e dekodu këtë gjendje mendore, e m’bjen n’men Edward Saïd, që thotë: “MOST PEOPLE ARE PRINCIPALLY AWARE OF ONE CULTURE, ONE SETTING, ONE HOME: EXILES ARE AWARE OF AT LEAST TWO, AND THIS PLURALITY OF VISION GIVES RISE TO AN AWARENESS OF SIMULTANEOUS DIMENSIONS”. Kjo e përshkru goxha atë gjendjen “as anej, as knej”. Për mu, ekzili nuk asht me jetu mes dy veneve, po me banu në “nji të tretë”. Nji ven që nuk gjendet n’harta, po që ndërtohet prej kujtesës së vendit që e ke lan edhe prej përvojës t’vendit ku jeton. Ndoshta pikërisht prej atij veni t’padukshëm i shohim njikohësisht dy botnat.
Për me u ndërlidhë me qashtjen e liberalizimit të vizave edhe rrjedhën tonë me diasporën:
Vizat nuk na e sollën Europën. Veç ia hoqën drynin derës. Prej atij momenti, marrëdhania e diasporës me venin pushoj me u ndërtu veç mbi mërzinë (mallin) po edhe mbi praninë. Ironikisht, kufini pushoj me kanë argument. U ba veç nji pikë kalimi (TO THE OTHER SIDE).
Me shumë dashni
Driton Selmani